Ilegalë në Greqi, arrestohen trafikantët shqiptarë të kokainës

01/10/2020 - 22:58

Dy shqiptarë të moshës 30-vjeçare ranë në prangat e rojës bregdetare të ishullit të Mykonos për trafik droge.

Kapja e tyre u bë më 17 shtator pas informacioneve që kishte policia për veprimin e një rrjeti të organizuar të trafikut të drogës në Athinë dhe Mykonos.

Policia ushtroi kontrolle në shtëpitë e dy të arrestuarve, në zonën “Agia Sofia” të Mykonos.

Me ndihmën e një qeni anti-drogë u gjetën dhe konfiskuan një sasi kokaine.

Gjithashtu në posedim të një prej shqiptarëve u gjetën tre telefona celularë si dhe shuma prej 19,700 eurosh.

Të dy shqiptarët kishin hyrë ilegalisht në Greqi. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia Kufitare vijon të kryejë kontrolle të shtuara në kufirin e gjelbër me Greqinë, për të parandaluar dhe goditur krimet ndërkufitare

Një i ri ka mbetur i plagosur pasi u godit me thikë nga dy bashkëmoshatarë të tij.

Arrestohet një shofer i dehur nga blutë e Durrësit.

Iu merrte rrjetat e peshkimit disa peshkatarëve, policia e zbulon rastin pas denoncimit dhe arreston një person nga Durrësi.

Një pikë servisi mjetesh është përfshirë nga flakët në Elbasan.

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Xibrakës.

Një mjek ka humbur jetën në një aksident të ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masa administrative 844 qytetarë që janë konstatuar pa maska mbro

Një person është gjetur i pajetë në një objekt të braktisur në kryeqytet.

U kap duke qarkulluar me armë zjarri në qytet, vihet në pranga një 31-vjeçar në Korçë.