Policia e Italisë ka arrestuar katër shqiptarë të moshës nga 27 në 39 vjeç, teksa një i pestë ka mundur që të largohet.

Të njohur si banda e “Audit” mbi ta rëndojnë disa akuza duke filluar nga “Armëmbajtje pa leje”, “Vjedhje nëpër banesa”, “Posedim i pajustifikueshëm i mjeteve të vjedhura”, “Përdorimi i dokumenteve false”, “Përdorim i targave të vjedhura” si dhe “Posedim droge”.

Personat e arrestuar kanë qenë në Perugia duke udhëtuar me një Alfa Giuliett me targa të vjedhura në Ancona. Forcat e policisë i kanë ndjekur dhe pas një përleshje kanë arrestuar 3 persona menjëherë, ndërsa personi i katërt është arrestuar më vonë.

Pas disa vjedhjeve që ndodhën në Fabriano pasditen e djeshme, policia përgjoi një Alfa Giulietta të raportuar nga banorët dhe që u pa duke shëtitur në një zonë lokale. Automjeti ishte pajisur me targa të vjedhura në të njëjtën ditë dje në Castelbellino, dhe ishte drejtuar për në një shtëpi në Assisi (Pg).

Nga automjeti, pasi morën disa çanta, pesë persona po shkonin rrugës për në shtëpi, kur karabinierët i urdhëruan që të ndalen dhe të tregojnë dokumentet. Tre prej tyre u bllokuan, pas një përleshje të ashpër, ndërsa dy të tjerët arritën të shpëtojnë, por njëri prej tyre u kap më vonë.