Dy të rinj shqiptar janë arrestuar nga policia italiane me akuzën e grabitjes me armë. Dy 23-vjeçarët ishin banues në qytetin e Altamurës në provincës e Barit.

Ndërkohë që në shtator të 2017-ës, ata kanë grabitur 3 biznese në Altamura duke i kërcënuar pronarët e tyre me armë zjarri. Bizneset e grabitura janë një furrë buke, një dyqan artikuj shtëpiak e një biznes tregtimi cigaresh.

Sipas policisë italiane, dy shqiptarët e arrestuar janë dhe autorët e grabitjes së 16 shtatorit të 2017 në një supermerkatë në qytetin e Andrias. Arrestimi i tyre u bë i mundur falë një hetimi prej një viti e falë imazheve të telekamerave të sigurisë të pozicionuar brenda bizneseve të grabitura