Ishte duke bërë gati plaçkat për të ikur nga shtëpia, 34-vjeçarja që u vra nga ish-kunati nënë e një vajze 8 vjeçe

16/09/2020 - 11:37

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me krimin e rëndë që tronditi mbrëmë Bathoren në Tiranë, ku Agron Tanushi vrau me armë zjarri ish-kunatën e tij, Jetmira Hasanin.

Sipas "News 24", viktima ishte nënë e një vajze 8 vjeçe, e cila tashmë ngeli jetime, ndërkohë që babanë e ka në Greqi. Mësohet se pas divorcit 5 vite më parë, viktima jetonte në katin e dytë të banesës, ndërsa familja e ish-burrit ne katin e parë, ndërkohë që gjatë gjithë kohës kishin probleme mes tyre.

Familja e ish-burrit ka tentuar që ta nxjerrë me forcë disa herë nga shtëpia Jetmirën, por kjo e fundit nuk ka pranuar. Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme 34-vjeçarja kishte bërë plaçkat gati të shtëpisë, duke braktisur familjen e ish-burrit, për të shkuar tek njerëzit e saj. Nga dëshmitë e fqinjëve, thuhet se në oborrin e banesës kishte nisur një konflikt mes saj dhe ish-kunatit, pasi ky i fundit pretendonte se 34-vjeçarja kishte ndotur me qëllim katin e parë. Kaq mjaftoi që ai të hynte në banesë qe të merrte armën e krimin, dhe të zbrazte ndaj ish-kunatës 4 plumba, duke e lenë të vdekur.

Ndërkohë, familjarët e viktimës, pasi morën vesh lajmin e kobshëm kanë shkuar me urgjencë në vendin e krimit, ndërsa falë ndërhyrjes së policisë u parandalua përshkallëzimin e konfliktit. 34-vjeçarja do të përcillet sot për në banesën e fundit në orën 15:00 në varrezat e Laknasit. Aktualisht autori i krimit, Agron Tanushi është në arrati, ndërsa familjarët e tij kanë braktisur banesën, e cila ruhet nga forca të shumta policie.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, një 46-vjeçar që kryente vjedhje banesash dhe portofol

Policia Kufitare ka arrestuar me qëllim ekstradimi një shtetas maqedonas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:35, në lagjen nr.17, Durrës, pranë stacionit të trenit, ka rënë zjarr në apartamentin e shtetases Dh.H.

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, një automjet tp “Benz” përplaset me një furgon pasagjerësh.

Dy të rinj të shpallur në kërkim kanë përfunduar në prangat e policisë së Krujës.

Teprimi me konsumin e alkoolit i ka kushtuar rëndë një 48-vjeçari nga Tirana, që është arrestuar në qendër të Durrësit. Shtetasi Sh.K.

Tragjik ka rezultuar fati i një 10-vjeçari shqiptar në Itali, i cili ka ndërruar jetë pas një aksidenti.

Një shqiptar ka përfunduar pas hekurave, pasi tentoi që të mbyste me tel gruan e tij italiane.

Një aksident është regjistruar këtë mbrëmje në dalje të qytetit të Beratit, në zonën e kombinatit.