Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 29 vjeç, banues në Durrës.

Ai është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Në momentin e konstatimit, ky shtetas ka tentuar të largohet, por është kapur nga shërbimet e Policisë.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, në ngarkim të shtetasit E. K.