Një person i cili ishte kthyer ne tmerrin e banorëve të Nartës, për shkak të grabitjes së banesave që kryente, është arrestuar ditën e sotme nga policia.

Denoncimi është bërë nga banorët që u ankuan për vjedhjet e banesave të tyre. Policia ka qëndruar në vëzhgim të territorit.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative është zbuluar identiteti i shtetasit që vidhte banesat dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shtetasi E.M, 38 vjec është arrestuar më flagrancë teksa ka qenë duke hyrë për të vjedhur në një tjetër banesë.

38 vjeçari me banim në Vlorë ka kryer disa vjedhje shtëpish në fshatin Nartë dhe jo vetëm (edhe 2 banesa në qytetin e Vlorës).