Një 65-vjeçar është proceduar dhe gjobitur nga Policia, pasi është kapur në pikën kufitare të Kakavijës, me test pozitiv për COVID.

Policia bën me dije se ky person nuk kishte zbatuar rregullat kundër pandemisë, pasi ishte konfirmuar me koronavirus dhe donte të udhëtonte drejt Greqisë.                            

“U referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Lumas, Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private”, njofton Policia.

Po ashtu bëhet me dije se për këtë person është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 Lekë./t