Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi u kap me lëndë narkotike, ndërsa për të njëjtën akuzë po ndiqet penalisht në gjendje të lirë edhe një 19-vjeçar po shqiptar, bashkëpunëtor i tij.

Mediat italiane shkruajnë se i riu me inciale D.X, u gjurmua më 24 korrik, pasi rezultonte si marrës i një fletë arresti evropian dhe, më pas u vendos nën arrest shtëpiak në pritje të ekstradimit, raportojnë mediet italiane.

Pavarësisht kësaj, i riu ka vazhduar aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike. Ai u pikas në bordin e një automjeti tip Golf bashkë me shqiptarin tjetër me iniciale H.N, ku u gjetën 50 gr kokainë dhe rreth 3 gr marijuanë, të gjitha të fshehura brenda çantës së më të riut.

Më pas, u kontrollua automjeti dhe personi i arrestuar, mbi të cilin u gjet shuma prej 380 €, shumë e konsideruar si e fituar nga shitja e drogës, ndërsa iu sekuestrua edhe një telefon celular. Pas kontrollit në shtëpi në Ceggia, policia gjeti edhe rreth 2.2 kg, i ndarë në katër pako, e cila ishte fshehur brenda një dollapi rrobash. I riu u shoqëruar për në qelitë e burgut në Santa Maria Maggiore” në Venecia.