Arrestohet provizorisht një shtetas indian i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash, me qëllim ekstradimi drejt Indisë.

Interpol Tirana në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rinas arrestuan provizorisht shtetasin indian:

H. P., 59 vjeç, lindur në Indi dhe banues në Nigeri

Ky shtetas është kapur në në aeroportin e Rinasit në dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol New Delhi/ Indi.

Gjykata Patiala House/New Delhi, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti për veprën penale “Pastrimi i parave”, parashikuar nga nenet 3 dhe 4 të “Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave”.

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.