Ishte në kërkim, paraqitet në polici zv.drejtori i Kadastrës së Durrësit

13/08/2019 - 12:07

Zv.drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Durrës, Arben Isaku, është paraqitur në policinë e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Gjithashtu në kuadër të operacionit "Legalizimi", më datë 10 gusht është bërë ndalimi i ekonomistit të këtij institucioni, shtetasi Redi. K, 27 vjeç.

Isaku ka deklaruar për "DurrësLajm" se ka ndërprerë pushimet për t'u paraqitur para autoriteteve për tu njohur me akuzat.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor, në kuadër të goditjes së veprave penale kundër evazionit fiskal në zonat turistike kanë ndaluar një shtetas dhe shpallur në kërkim dy të tjerë, të cilët kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat dy shtetas për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

Është ndaluar shtetasi R.K., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë ekonomist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës - Durrës.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

• A.I., 42 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Zv/Drejtor  pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës - Durrës;

• F.R., 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Specialist pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës - Durrës.

Tre shtetasit e mësipërm janë proceduar për veprat penale "Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike", 

"Shpërdorimi të detyrës" dhe "Falsifikimi i dokumentave" parashikuar në nenet 259, 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.

Personat më lart kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat  shtetasit Xh.N., 29 vjeç, banues në Durrës  dhe  E.S., 39 vjeç, banues në Berat, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen  e tyre pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale "Vjedhja me pasoja të rënda" parashikuar në nenin 134/3 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditën e djeshme rreth mesditës në  Gjermani, është raportuar për një vrasje të dyfishtë.

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Itali dhe protagoniste e saj ka qenë një grua shqiptare. Mediet fqinje raportojnë se një 60-vje

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Peshkëpi, në Vlorë.

Specialistët për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rru

Flakët kanë përfshirë shtëpinë e shtetasit N.Laçi, në Katund Sukth, mesditën e sotme.

Disa orë pas gjetjes së një trupi të dekompozuar në det nga një anije peshkimi, policia e Durrësit ka dalë me një version zyrtar për ngja

Blutë e Tiranës kanë arrestuar një 38-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘’Trafikimi i mjeteve motorike’’ dhe “Pastrimi i pr

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e kësaj të diele në ujërat e Adriatikut. Viktima është e seksit mashkull dhe është gjetur rreth

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Bolonja, Itali.

Një makinë është përplasur me një biçikletë këtë të shtunë në Lushnje duke plagosur rëndë drejtuesin e biçikletës.