Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me kokainë në një dyqan në qendër të Traversetolo.

Mediat fqinje raportojnë se gjatë patrullimit në orët e mbrëmjes, policia ka vënë re një shtetas, i cili dukej nervoz.

Efektivët kanë ndaluar shqiptarin dhe gjatë kontrollit i gjeti dhe sekuestroi 75 gram kokainë e ndarë në 11 doza dhe 120 euro para të gatshme.

Ndërsa pas kontrollit në shtëpi shqiptarit,  i cili rezultonte i rregullt në zonë dhe jetonte në shtëpi me familjen e tij, iu gjet një tjetër 5 gramësh kokainë dhe materiale paketimi.