Daja i autorit të krimit në familje në Durrës ka treguar detaje nga motivet që mund të kenë çuar Ardian Kukën të vriste gruan e tij, Hazbien.

Ai është shprehur se nipi i tij punonte si shofer i drejtorit të OSHEE-së dhe se kohët e fundit kishte filluar të bëhej xheloz. 

“Jam daja. Ne jemi nga Korça, na turpëroi zonën, se Korça nuk mbahet për kështu krimesh. Mesa di unë shkonim mirë bashkë. Kur filloi punë u bë xheloz. Më mirë ta ndante. Ajo ishte çupë e mirë, na respektonte. Ishte shoferi i drejtorit të OSHEE-së, i drejtorit të Durrësit a Tiranës s’e di, por nuk kishin probleme ekonomike.

Një djalë kanë, një fëmijë të vogël, gjynah. E mora vesh kur pamë makinat e policisë, sdinim gjë,”– tha ai.