Policia e Korçës ka ndaluar një 49-vjeçar nga Durrësi i cili ishte shpallur në kërkim.

Mësohet se shtetasi Andrea Thanasi, më 10 shtator nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka braktisur mjetin me të cilin po transportonte emigrantë të paligjshëm.

“U bë ndalimi i shtetasit në kërkim, A. Th., 49 vjeç, banues në Durrës, i cili më datë 10.09.2020, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe ka braktisur mjetin tip “Ford Transit” në afërsi të fshatit Hudënisht, Pogradec, me të cilin po transportonte kundrejt fitimit gjashtë emigrantë të paligjshëm.”, njoftojnë burimet zyrtare.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.