Një 56-vjeçare, e cila ishte zhdukur prej disa ditësh, është gjetur e mbytur në Fier. Sipas informacioneve zyrtare, dje rreth orës 19:00, në plazhin e Ndërnënasit, u gjet e mbytur në breg të detit shtetasja Liljana Tafa, 56 vjeçe, banuese në Zhupan.

Nëna e dy fëmijëve ishte shpallur në kërkim nga policia pas kallëzimit të bërë nga familjarët se në datën 05.12.2018 ishte larguar nga banesa dhe s’ishte kthyer më.

Nga deklarimet e familjarëve, 56-vjeçarja vuante nga depresioni dhe dyshohet që në kushtet e depresionit është hedhur në lumin Seman. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.