Itali, Elio dhe Dardani arrestohen me 5 kg kokainë

13/03/2015 - 19:04

13 mars 2015 - Policia italiane vetëm sot bëri publike hollësitë e arrestimit më 9 mars  të dy shqiptrëve për drogë në Milano.

Elio Mema, 31 vjeç pa leje qëndrimi në Itali dhe Dardan Lushakaj, 29 vjeç me precedentë të vegjël penalë u arrestuan nga skuadra e lëvizshme e policisë së Milanos. Ata u kapën pranë garazhit, ku në makinë kishin fshehur 5 kile kokainë të ardhur nga Holanda.

Policët civilë në fillim arrestuan Elion, që po largohej nga garazhi dhe më pas prangosën edhe Dardanin brenda në garazh.

Ky operacion antidrogë pati një anë të vecantë, se i gjithë aksioni i policisë për arrestimin e dy korrierëve të drogës u filmua nga kamera e sigurisë së garazhit. Për më shumë hollësi ndiqni filmimin e arrestimit të bërë publik nga policia italiane.

http://www.alessandrianews.it/web-tv/index.php?id=3500

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një person është shoqëruar nga policia në lidhje me vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko.

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga, në afërsi të Maminasit, në autostradën Durrës-Tiranë.

Pas ndalimit të një kamioni me municione dhe armë në Greqi, është shkatërruar një grup kriminal.

Policia ka arrestuar dy të rinj pasi akuzohen se pas një konflikti qëlluan në ajër me armë.

Një aksident i rëndë është regjistruar në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Gziq, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përp

Digjet 1 ha ullishtë gjatë natës në Samurr të Elbasanit.

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në Lezhë.

Të tjera detaje zbulohen rreth dosjes së plotë të Prokurorisë për operacionin “Limit”, i cili goditi katër banda kriminale të trafikut nd

Ditën e sotme Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, pas një kontrolli në pjesën e regjimit të jashtëm të IEVP Rrogozhinë, sekuest