Policia italiane ka arrestuar brenda një muaj dy herë një shqiptar në Bastia Umbra, i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte pikasur nga policia pas disa veprimeve të dyshimta. Menjëherë ai është vënë nën vëzhgim, dhe u kap teksa i shiste kokainë një të riu italian.

Ky i fundit sapo është parë nga policia ka tentuar të hedhë dy dozat me kokainë.

Pas arrestimit, policia zhvilloi kontrolle në makinë dhe shtëpinë e shqiptarit, ku përveç drogës iu sekuestruan edhe 15 mijë euro dhe disa materiale për paketim.

Shqiptari ishte arrestuar në muajin shkurt dhe ishte dëbuar, pasi ishte kapur për të njëjtën arsye.