Një i ri shqiptar është goditur barbarisht në Itali nga një grup nigerianësh.

Ngjarja ndodhi dje pasdite në Firence, e për pasojë 21-vjeçari shqiptar është dërguar me urgjencë në spital, por falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore raportohet e qëndrueshme.

Sipas “corrierefiorentino.corriere.it”, i riu nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është goditur fillimisht me gurë, e më pas ka përfunduar duke rënë në tokë.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj përplasjeje, ndërsa policia po verifikon kamerat e zonës ku ndodhi ngjarja, për të identifikuar autorët e sulmit.