Biznesmeni Andon Dhima ka reaguar publikisht duke akuzuar gazetarin Ben Blushi për atentatin e dështuar ndaj tij.

Ai thotë se nëse i preket vetëm një fije floku atij dhe familjes, ai ka vetëm një të dyshuar: Blushin.

Vetë Dhima ka shpërndarë dy video dhe pretendon se shpëtoi pasi hyri në ashensor pak sekonda se të shfaqeshin dy personat të cilët mbanin kapele dhe pistoletë. Ata u larguan sapo Dhima hyri në ashensor.

Ngjarja u regjistrua më 15 tetor 2020 rreth orës 22:09, kur Dhima, iu drejtua banesës së tij, dhe dy persona me kapele, njëri prej të cilëve me armë në dorë, janë futur në ambientet e brendshme dhe më pas janë larguar të qetë.

Reagimi i Andon Dhimës në Facebook:

Te nderuar te aferm, miq dhe shoke. Ju falenderoj nga zemra per kurajon dhe mbeshtetjen ne keto momente te veshtira per mua dhe familjen time.

Nje atentat i deshtuar dhe dora e Zotit bene qe te jemi bashke pas nje ngjarjeje ende te pabesueshme.

Po e shkruaj publikisht ate qe ju kam thene oficereve te policise gjyqesore mbi dyshimet e mia.

Une nuk kam asnje perplasje dhe konflikt me askend ne kete bote dhe ata qe me njohin e dine mire kete gje.

Dyshimet e mia jane vetem tek nje emer dhe nje person te cilin e kam denoncuar publikisht.

Ai quhet Ben Blushi nje nga ish miqte e mi, qe prej kohesh po ben gjithcka per te me grabitur pronat.

Cdo denoncim ndaj tij e kam bere ne organet e drejtesise dhe ambasaden e SHBA-ve.

Ne rast se preket nje qime floku e femijeve te mi apo sulmohem une pas ketyre sulmeve une dyshoj vetem tek nje emer BEN BLUSHI.

Kete e kam thene ne polici po e them edhe publikisht.

Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen qe me jepni pas kesaj ngjarjeje ku jeta e njeriut duket se kushton vetem 5 sekonda.

Nje falenderim te vecante per te gjitha mediat qe po denoncojne kete rast dhe nuk po heshtin.

Me respekt Andoni.