Rëndohet gjendja e 40-vjeçarit që u plagos pak ditë më parë një atentat pranë banesës së tij. Mediat në vend, duke iu referuar burimeve nga spitali në Asti, raportojnë se shqiptari është në fije të perit.

Mjekët e spitalit po luftojnë për ta mbajtur atë gjallë, por një natë më parë gjendja është përkeqësuar më shumë.

40-vjeçari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, u godit në gjoks në një atentat me armë. Ai u qëllua nga një makinë në lëvizje, teksa ishte duke shkuar për në shtëpi.