Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person në fashtin Drithas, nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. 

Bëhet e ditur se në shtëpinë e shtetasit A.M., 57 vjeç, janë sekuestruar 12 kg lëndë narkotike cannabis sattiva.

“Pas kontrollit të ushtruar në këtë banesë, policia ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike prej 12 kilogramë e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

Menjëherë, policia ka vënë para përgjegjësisë penale duke arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, 57 vjeçari A. M”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".