Policia italiane ka vendosur në pranga një 35-vjeçar shqiptar dhe një 23-vjeçar me origjinë ukrainase. Sipas mediave të huaja, policia i ka gjetur atyre 320 kilogramë drogë.

Policia kishte kohë që ishte vënë në ndjekje të dy shtetasve të huaj dhe në një moment, vuri re një furgon të dyshimtë që qëndronte i parkuar prapa një qendre tregtare. Pas një kontrolli të mjetit, ku iu gjet një sasi e vogël droge, shqiptari dhe ukrainasi u arrestuan.

Kontrollet më pas u shtrinë në banesën e tyre në Firence, ku iu gjetën 320 kilogramë drogë dhe një sasi e vogël kokaine. Po ashtu, policia sekuestroi disa armë zjarri, të tipit pistoletë.

Armët dyshohet se i përkisnin shqiptarit. Ndërkaq, policia ka bërë të mundur arrestimin e 35-vjeçarit dhe të riut ukrainas dhe mbi to rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtes pa leje.