Iu merrte rrjetat e peshkimit disa peshkatarëve, policia e zbulon rastin pas denoncimit dhe arreston një person nga Durrësi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 38 vjeç, banues në Durrës.

Sipas bluve, në periudha të ndryshme kohore ai u ka përvetësuar rrjeta peshkimi shtetasve A. L., Sh. V., L. K., dhe M. Sh., banues në Qerret, Kavajë.