Iu zbulua falsifikimi i dokumenteve, nis hetimi për punonjësin e Bashkisë

11/12/2019 - 09:41

Një punonjës i Bashkisë së Belshit ndodhet në hetim pasi akuzohet për veprën penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, pasi i ka falsifikuar dokumentet e një prone shtetasit A. D.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

A. D., 26 vjeç, banues në fshatin Deshiran, Belsh, me detyrë topograf, për veprat penale “Shpërdorim detyre”, dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

A. D., 60 vjeç, banues në fshatin Kajan, Belsh, për veprën penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi dyshohet se shtetasi A. D., me detyrë topograf pranë Bashkisë Belsh, ka falsifikuar dokumentet e një prone të shtetasit A. D.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Korçë. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në një nga rrugët kryesore të qytetit, në bu

Shpëtim Manaj dhe Klisman Uka, janë dy të rinjtë nga Kukësi, që humbën jetën pasditen e sotme në aksidentin tragjik tek Rruga e Kombit.

Numri i viktimave në aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kombit, pasditen e sotme ka shkuar në dy.

39-vjeçari Erjon Kashari, i cili në vitin 2014 kishte kryer një aksident me vdekje në Kanada, u ekstradua të martën nga policia shqiptare

Një i ri është arrestuar në flagrancë në fshatin Ballaj të Rrogozhinës.

Falë bashkëpunimit të suksesshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës kapet dhe ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë një shtetas sh

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e komisionerëve Ramiz Tuda dhe Bujar Sula për ndryshim mase.

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në plazhin e Durrësit.

Një aksident ka ndodhur pak para mesditës së sotme në Tiranë.