Grabitje në mes të ditës në Durrës. Mësohet se një pikë dhëniesh kredie në qytetin e Durrësit, në lagjen nr.12. është grabitur nga një person i maskuar. Dyshohet se autori mund të ketë pasur edhe armë zjarri me vete.

Shërbimet e Policisë së Durrësit me marrjen e njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit, ku është rrethuar zona në një perimetër të gjerë. Në  kontroll të zonës është angazhuar edhe FNSH dhe forca e posaçme “Shqiponjat”, ku vijon kontrolli edhe me pika kontrolli në rrugica e rrugë kryesore.

Njoftimi i policisë:

Në Durrës, në lagjen nr 12,  në një rrugë dytësore, në filialin e  një banke të nivelit të dytë, rreth orës 14:24, një person ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë ka marrë lekët mbi banak, një shumë rreth 100.000 lekë dhe është larguar me vrap.

Shërbimet e Policisë së Durrësit me marrjen e njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit, ku është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Në  kontroll të zonës është angazhuar edhe FNSH dhe forca e posaçme “Shqiponjat”, ku vijon kontrolli edhe me pika kontrolli në rrugica e rrugë kryesore.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për administronin e çdo prove që do shërbejnë në identifikimin dhe më pas kapjen e autorit.