Jepte favorizime të jashtëligjshme, ndalohet ish-sekretarja e Gjykatës Administrative (EMRI)

12/12/2019 - 15:40

Një 43-vjeçare në Vlorë është ndaluar nga policia pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.

Bëhet fjalë për shtetasen, Edlira Shehu me detyrë ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i krimit ekonomik me anë të metodave speciale proaktive. Kapet dhe ndalohet një shtetase, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi. Specialistët e krimit ekonomik e financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me anë të metodave speciale proaktive të hetimit kanë bërë zbatimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e të dyshuarës:

E. Sh., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Numri i viktimave në aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kombit, pasditen e sotme ka shkuar në dy.

39-vjeçari Erjon Kashari, i cili në vitin 2014 kishte kryer një aksident me vdekje në Kanada, u ekstradua të martën nga policia shqiptare

Një i ri është arrestuar në flagrancë në fshatin Ballaj të Rrogozhinës.

Falë bashkëpunimit të suksesshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës kapet dhe ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë një shtetas sh

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e komisionerëve Ramiz Tuda dhe Bujar Sula për ndryshim mase.

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në plazhin e Durrësit.

Një aksident ka ndodhur pak para mesditës së sotme në Tiranë.

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Regis Runajt në Elbasan.

Policia e Fierit dhe Mallakastrës ka finalizuar një tjetër operacion antikanabis duke arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe shpallur në kë