Kalim kufiri për 150 euro, bllokohen 8 klandestinë, goditet grupi i të rinjve nga Durrësi

27/02/2020 - 11:07

Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Operacioni “Kryqëzimi” çoi në pranga 4 persona, mes tyre një femër nga Vlora dhe 3 nga Durrësi,  ndërsa 1 tjetër adoleshent po nga Durrësi nga u shpall në kërkim. Ata u kapën duke transportuar 8 shtetas të huaj.

Të arrestuarit janë shtetasit  K. S., 24 vjeçe, banuese në Vlorë; F. K., 24 vjeç; R. D., 19 vjeç; R. H., 20 vjeç, banues në Durrës.

Ndërsa u shpall në kërkim R. K., 17 vjeç, banues në Durrës.

"Shtetasit e mësipërm, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “SAAB”, “Fiat” dhe “Mercedes-Benz”, tetë shtetas të huaj, të cilëve nga hetimet e kryera rezulton se iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës prej 150 euro secilit", thotë policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 automjete dhe 6 celularë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim" e cila dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 48-vjeçare është gjetur e mbytur në lumë mbrëmjen e sotme. Kufoma e gruas është gjetur në lumë, në afërsi të Urës së Kuçit.

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të qytetit të Lezhës.

Një tjetër shkelje e masave administrative kufizuese ndaj ‘armikut’ Covid-19 është shënuar në qytetin e Shkodrës.

Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Uznova", zhvilluar nga Komisariati i Policisë Berat, në bashkëpunim me DVP-në, për goditjen e ar

Finalizohet operacioni antidrogë "Porcion", për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në qytetin e Vlorës.

Policia e Gramshit ka vënë në pranga një 52-vjeçar të akuzuar për shpërndarje të drogërave të forta.

Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Një i ri ka humbur jetn pasditen e sotme në spital, pasi ishte përfshire ne nje aksident te rende gjate paradites.

Policia ka arrestuar një 49-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar që prej vitit 2017, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.