Sekuestrohen lëndë plasëse, fitil zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, parandalimin e konflikteve dhe goditjen e paligjshmërisë,  strukturat e policisë së Dibrës kanë ushtruar kontrolle të befasishme në disa ambiente, ku në një lokal u gjetën dhe u sekuestruan lëndë plasëse, kapsolla e fitil zjarrpërcjellës.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Njazi Pilafi, 52 vjeç, banues në Peshkopi.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit të tij në qytetin e Peshkopisë, i'u gjetën të fshehura dhe i'u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

7 copë kallëpe me lëndë plasëse (me nga 400 gram secila, gjithsej 2 kilogramë e 800 gramë)

58 copë kapsolla detonatore.

dhe rreth 4 metër fitil zjarrpërcjellës.

Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.