Një 31-vjeçar i kërkuar nga autoritetet shqiptare, është ekstraduar në vendin tonë nga Franca. 31-vjeçari me iniciale J.B. banues në Vlorë, akuzohet për trafik droge, grup i strukturuar kriminal dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.

Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest në burg në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2017. 31-vjeçari u kap në Francë pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

31-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se është autori i trafikimit në Itali të një sasie lënde narkotike kanabis e ngarkuar në një kamion me paletë druri, e cila është bllokuar dhe sekuestruar në Itali.

Për trafikimin e lëndës narkotike, J. B., ka vepruar në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.