Një i ri shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë pasi është përplasur nga një kamion teksa udhëtonte me makinën e tij në Bergamo të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, po udhëtonte me automjet tip “Lancia” kur është përplasur nga kamioni.

Shkak i aksidentit është bërë një manovrim i gabuar i kamionit që devijoi korsinë, duke përplasur makinën e shqiptarit.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, në gjendje kritike, ndërkohë që pas aksidentit u paralizua edhe trafiku.