7.4 kilogramë lëndë narkotike janë sekuestruar nga policia gjatë kontrollit të ushtruar në një servis në Tiranë.

Burime zyrtare bënë me dije se është shpallur në kërkim pronari i servisit, ndërsa në pranga është vënë djali i tij.

NJOFTIMI I POLICISË
Seksioni për hetimin e narkotikëve pranë D.V.P Tiranë, në vijim të punës së tyre për parandalimin, evidentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, gjatë kontrollit të ushtruar, në një servis mjetesh në rrugën “Siri Kodra”, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– E.K., 16 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi ky shtetas ishte prezent gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e të atit, në rrugën “Siri Kodra”, ku në bagazhin e mjetit tip “Benz”, janë konstatuar 7.4 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 7.4 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
U bë shpallja në kërkim e pronarit të servisit, shtetasit:
– H.K., ( i ati i të miturit të arrestuar ), 42 vjeç banues në Tiranë.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.