Kanos për motive të dobëta një shtetas, si dhe gjatë ndërhyrjes së policisë për parandalimin e mëtejshëm të konfliktit,  kundërshton dhe godet punonjësin e policisë, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari.

Nga Specialistët për hetimin e Krimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Rruzhdi Rushiti, 24 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin Sh.H, 61 vjeç, ka shkuar te banesa e këtij të fundit, duke e kanosur me fjalë dhe ka goditur dyert e banesës.

Gjatë ndërhyrjes nga ana e shërbimeve të policisë për parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, shtetasi Rr.Rushiti, ka goditur dhe kundërshtuar edhe punonjësin e policisë.

Ndaj tij rëndojnë 3 akuza: “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”, “Kanosja”, “Dhunim banese”, parashikuar nga nenet 236, 84, 112 të Kodit Penal.