Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin për kanosjen e një 26-vjeçari nga Durrësi nga dy shtetas të tjerë për shkak të një borxhi.

Policia e Durrësit tregohet shumë hermetike në dhënien e informacionit mbi këtë çështje, pasi thekson se për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera.

E vetmja gjë që bëhet publike janë inicialet e dy shtetasve që kanë kanosur 26-vjeçarin, përkatësisht A.B. dhe M.L., ndërsa nuk bëhet publik asnjë e dhënë përveçse moshës së personit të kërcënuar.

Nuk dihet as sesa është shuma e borxhit të pretenduar nga palët. Policia e Durrësit ia ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda hetimin e kësaj çështjeje.