Bie në prangat e Policisë së Dibrës 48-vjeçari i shpallur në kërkim pasi kanosi me armë zjarri babë e bir.

Nga burimet zyrtare mësohet se në qytetin e Peshkopisë është kapur dhe ndaluar shtetasi A (B) Sh, 48 vjeç, banues në fshatin Hotesh, njësia administrative Luzni, Dibër.

Ky shtetas në vitin 2018, në fshatin Hotesh, për motive pronësie ka kanosur me armë shtetasin B.Sh, dhe A.Sh (babë e bir).

Në ngarkim të 48-vjçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër datë 20.03.2018 ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg",  për veprat penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake në ambiente publike” dhe “Kanosja” të parashikuar nga nenet 278/1 dhe 84 të  Kodit Penal.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.