Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Kuçovës, pasi akuzohet për  shkatërrim të pronës dhe kanosje.

Nga burimet zyrtare mësohet se i riu i arretsuar ka kanosur me sëpatë dhe i ka thyer xhamin e makinës dy të personave.

NJOFTIMI I POLICISË

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.L., 32 vjeç, banues në fshatin Magjatë, Kuçovë.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Magjatë ka kanosur me sëpatë, si dhe u ka thyer xhamin e mjetit shtetasve S.Sh., 24 vjeç dhe K.Rr., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Kanosja”.