Kanosi punonjësit e Agjensisë së Bregdetit për hapësirën e plazhit, në kërkim vlonjati

11/08/2020 - 13:50

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një person, i cili ka kanosur sot punonjësit e Agjensisë Kombëtare të Bregdetit gjatë ushtrimit të detyrës për kontrollin e plazheve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, në plazhin e Radhimës, ku shtetasi E.A, pretendonte se posedonte një hapësirë plazhi në këtë zone.

"Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. A, dyshohet se ka kanosur punonjësit për shkak të detyrës dhe më pas ky shtetas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes", njofton policia.

Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekie të këtij shtetasi dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti.

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Asti, Itali, ku një shqiptar është qëlluar me armë.

Një shtetase britanike është kapur me 21 mijë e 900 paund të padeklaruara në Rinas.

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë. Sipas policisë, automjeti tip BMW drejtohej nga 19-vjeçarja E.D.

Një shqiptar i arrestuar pak ditë më parë në Itali, i akuzuar për tentativë përdhunimi ndaj një vajzë të re është dënuar.

Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një shtetas turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.

Dy makina janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në Vlorë. Mësohet se dy automjetet ishin në parkim në lagjen “Pavarësia”.

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Kufitare.

Finalizohet operacioni antidrogë “Koordinata” nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë

Policia italiane ka arrestuar të premten një 29-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet per trafik kokaine. Mediat vendase bëjnë me dije se 29-v