Policia parandalon në Durrës përshkallëzimin e një konflikti për motive të dobëta. Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër, për plagosje me dashje.

Shtetasi N. M., 55 vjeç, banues në Durrës, i cili ka rënë në prangat e policisë, pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me thikë shtetasin K. R., 41 vjeç, banues po në Durrës. 

Policia ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Kanosja".