Një ngarkesë prej 108 kg marijuanë është kapur në kufirin greko-shqiptar, saktësisht mes Kakavijës dhe zonës së Kallpaqit në Greqi.

Ngarkesa u gjet brenda një automjeti të braktisur i cili po ndiqej nga Policia, por ishte një 20-vjeçar i cili la makinën dhe tani është shpallur në kërkim.

Nga hetimet rezultoi se ngarkesa ishte marrë nga shtëpia e një 52-vjeçari në Konicë, afër kufirit me Greqinë dhe nga kontrollet u gjetën në atë banesë rreth 38 kilogram marijuanë.

Droga dyshohet që droga është marrë 4 ditë më parë, më 20 janar në kufirin e gjelbër shqiptaro-grek nga një grup kriminal i cili merret me trafikun e drogës Shqipëri-Greqi.