Policia Kufitare në Kapshticë ka kapur 23 emigrantë të paligjshëm. Burime nga policia bëjnë të ditur se 10 shtetas sirianë janë kapur në fshatin Trestenik të Devollit, ndërsa pjesa tjetër janë kapur në dalje të fshatit Vërnik.

Bëhet fjalë për 16 sirianë, 4 afganë dhe 2 marokenë. Disa prej tyre kanë qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ata kanë marrë mjekim në spitalin e Bilishtit dhe më pas i janë marrë edhe deklarimet e tyre në drejtorinë e kufirit.