Policia Kufitare e Sarandës dhe Policia e Igumenicës Greqi kanë zhvilluar një operacion të  përbashkët antidrogë, ku janë sekuestruar 67 kilogramë drogë, si dhe janë arrestuar 3 shtetas shqiptarë që transportonin lëndën narkotike. Kapja e tyre  në vendin e quajtur Asproklisi  të  Igumenicës. Operacioni nisi nga Policia Kufitare e Sarandës, Livadhjasë e Qafë Botës.

Policia e Livadhjasë më datë 23.09.2017 rreth orës 00:23, ka konstatuar tre persona të ngarkuar me çanta  që po lëviznin në drejtim të Konispolit  në sektorin e  Piramdave  67 – 68. Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjejke të tre personave.

Ndërkohë është njoftuar menjëherë  Policina e  Igumenicës Greqi, në lidhje me situaten ku duhej ndihma e Policisë Greke për kapjen e tyre, pasi tre shtetasit duke përfituar edge nga errësira po kalonin për në territorin grek.

Policia e Igumenicës ka organizuar shërbimet ku rreth orës 02:19, në vendin e quajtur Asproklisi  të   Igumenicës policia ka kapur tre shtetasit se bashku me lëndën narkotike dhe konkretisht shtetasin B.K,  25 vjeç, banues në fshatin Metoq Bashkia Sarandë.

Ky shtetas ishte shkëputur nga dy shtetasit e tjerë me qëllim kontrollin e rrugës dhe në momentin e arrestimit nga policia, gjatë kontrollit fizik iu gjet 978 gramë lëndë narkotike.

Shtetasit L.R,  28 vjeç,  banues në fshatin Ninat  Bashkia Konispol dhe A.K, 25 vjeç, banues në Sarandë ishin bashkë, dhe kishin tre çanta shpine me pako me lëndë narkotike, gjithsej  66 kilogramë Cannabis Sativa.

Pas  finalizimit të operacionit të përbashkët, rreth orës 07:30 të mëngjesit  drejtuesi i operacionit i Policisë  së Igumenicës ka telefonuar dhe falënderuar drejtuesin e operacionit të  Policisë  Kufitare, duke i  konfirmuar  se kapja e këtyre tre shtetasve nga ana e policisë greke u arrit fal bashkëpunimit dhe  shkëmbimit të informacionit  në kohë reale të dhënë   nga ana e Komisariatit të Policisë Kufitare të Sarandës.