Rreth 700 kg kanabis janë sekuestruar sot në fshatin Akërmi, pranë hidrovorit në qytetin bregdetar të Vlorës.

Droga ishte e ndarë në 28 pako.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve që posedonin sasinë e madhe të kanabisit.

Droga u sekuestrua në një automjet me bidona me benzinë dhe dyshohet se po përgatitej të trafikohej drejt brigjeve të Italisë.