Policia greke ka gjetur rreth 73 kg drogë në bagazhin e një makine që po kalonte në kufirin greko-shqiptar të Janinës.

Marijuana ishte ndarë në 47 pako me peshë totale 73 kg e 800 gram.

Operacioni u zhvillua në Kefalovris dhe mjeti u ndalua teksa po vinte nga kufiri i gjelbër.

Në pranga ra drejtuesi i mjetit, një 43-vjeçar grek.