Gjashtë persona kanë përfunduar në pranga të policisë, ndërsa janë sekuestruar 80 kg drogë të llojit marijuanë.

Të arrestuarit janë Kristian Butaj, Gjeto Pepaj, Pllum Murçaj, Lazer Murçaj,  Lavdrim Nikaj, Ndue Milaj.

Këta shtetas u arrestuan në Tamarë të Malësisë së Madhe në afërsi të një pike kufitare duke tentuar ta transportojnë sasinë e drogës drejt Malit të Zi.

Të arrestuarit dyshohen se vepronin si një grup i strukturuar, i cili mundësonte transportin e drogës.

Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe një hetimi disa mujor përmes metodave speciale.