Një sasi prej 86 kg kokainë është sekuestruar në qytezën spanjolle Benalmaden në Malagas dhe katër shqiptarë janë arrestuar, raportojnë mediet lokale.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 24, 25, 27 dhe 38 vjeç, por identitetet e tyre nuk bëhen me dije ende.

Droga raportohet se u gjet në një valixhe, brenda një makine.