Autobusi i linjës Sarandë-Athinë, është kapur me drogë nga policia greke sapo ka kaluar Kakavijën në vendin e quajtur Kallpaq, ndërsa është prangosur një 34-vjeçar, shoferi shqiptar.

Në bagazhin e autobusit janë gjetur 2 çanta që përmbanin 16 pako me 97 kg 750 gram marijuanë. 

Po kështu u sekuestruan 955 euro, 2 dollarë, leje qarkullimi, 2 celularë.  Mësohet se autobusi është në pronësi të një kompanie shqiptare.