Kapen duke transportuar klandestinë, dy në pranga, njëri banues në Durrës

13/01/2021 - 15:56

Në vijim të operacionit "Perimetri", janë arrestuar 2 persona të cilët janë kapur duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Nga burimet zyrtare mësohet se një nga të arrestuarit është banues në Durrës.

NJOFTIMI I POLICISË

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit të koduar "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. B., 39 vjeç dhe L. S., 38 vjeçe, banues në Durrës.

Këta shtetas janë kapur në dalje të fshatit Vërdovë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip furgon "Benz", pesë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin për në vendet e BE-së. Shtetasit A. B. dhe L. S. nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, duke tentuar që të largoheshin, por janë kapur dhe ndaluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në bashkëpunim dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Kavajës ka dalë në një informacion paraprak në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme, ku dy persona të maskuar

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka "harruar" një shqiptar të ekstraduar nga Gjermania, i cili ishte në pritje prej 5

Vihet në pranga një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika.

Policia e Shtetit njofton se janë ushtruar kontrolle në funksion të procedimit penal të ndjekur nga SPAK-u ndaj një grupi të strukturuar

Policia njofton se ka zbardhur dhe dokumentuar 22 raste të vjedhjeve në kryeqytet.

Policia e Tiranës godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla.

Policia ka arrestuar dy të rinj në Elbasan si autorë të trazirave para derbit Partizani-Tirana.

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas në Durrës, njëri i akuzuar për vjedhje dhe t

Një ngjarje e e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku 200 bagëti (dele) janë djegur në një stan.