Kapen dy shqiptarë me gjysmë ton drogë

Postuar: 20/03/2017 - 20:25

Policia greke ka vënë në pranga dy shqiptarë, të cilët transportonin gjysmë ton drogë. Të arrestuarit janë një 53 dhe një 26 – vjeçar.

Ata u ndaluan në orët e para të mëngjesit në afërsi të Konicës, teksa transportonin drogën me një automjet rulotë, që e kishin marrë me qira.

Policia e Janinës sekuestroi në total 530 kilogramë kanabis, që dyshohet se e kishte prejardhjen nga Shqipëria. Droga ishte e ndarë në 180 pako, të cilat do t’i shpërndanin në Athinë.

Policia u sekuestroi dy shqiptarëve edhe një shumë prej 170 eurosh dhe tre telefona celularë. Sipas prokurorisë, të arrestuarit janë pjesë e një grupi të strukturuar të trafikimit të drogës./ABC News

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 18 në Durrës raportohet për një sherr me thika brenda një ambienteve të një lokali.

Një 35 vjeçare shqiptare ka mbetur e vdekur në vend si pasojë e një aksidenti me të vërtetë të frikshëm, të ndodhur këtë mëngjes në Itali

Ka qenë duke u larë në det, por një shpërthim për të kapur peshk i ka dëmtuar daullen e veshit.

Një 27-vjeçar është aksidentuar teksa po bënte xhiro me një mjet lundrues në det.

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë plagosjen e 3 personave, është regjistruar këtë të hënë rreth orës 11:00 në rrugë

Një shqiptar ka mbetur i vdekur në një atentat me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur në fytyrë.

Policia e Korçës ka vënë në pranga një person, ndërsa ka proceduar penalisht një tjetër për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”

Kur na ndajnë vetëm pak minuta nga orari zyrtar për mbylljen e qendrave të votimit raportohet për një incident në një qendër votimi në Uz

Një komisioner i LSI-së është shoqëruar në polici, pasi rezulton se ka votuar dy herë.