Katër emigrantë shqiptarë janë kapur nga policia franceze të fshehur në një avion të vogël në përpjekje për të shkuar në Britani të Madhe. Sipas mediave franceze, avioni privat u ndalua në pistën e një aeroporti në veri të Francës, ku u arrestua piloti dhe ndihmësi i tij, të dy shtetas anglezë.

Emigrantët shqiptarë do të kontrabandoheshin drejt Britanisë nga dy anglezët kundrejt një tarife që nuk dihet. Tre të rritur dhe një fëmijë 3 vjeç ishin refugjatët shqiptarë që u ndaluan nga autoritetet.

Nuk është hera e parë që emigrantët shqiptarë përpiqen të gjejnë mënyra të rrezikshme për të hyrë ilegalisht në Britanine e Madhe. Theksojmë se avioni i vogël me të cilin do të udhëtonin kishte kapacitet për dy persona.

Në raste të tjera, refugjatët shqiptarë janë fshehur në kamionë frigoriferikë duke rrezikuar jetën e tyre.