Policia e Maqedonisë së Veriut ka vënë në pranga dy shqiptarë në zonën e Ohrit.

Mediat vendase bëjnë me dije se të arrestuarit janë 43-vjeçari M.V dhe T.M 36 vjeç, të cilët janë kapur me 27 kilogram marijuanë.

Lënda narkotike e sekuestruar ishte fshehur në makinën me të cilën dy shqiptarët po lëviznin.

Të prangosurit janë dërguar në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e rastit.