Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pasi janë kapur me 8 kg kokainë.

Agjentët e policisë ngritën dyshime mbi praninë e një automjet tip Seat Altea XL me targë polake drejtuar nga një 33-vjeçar, i cili lëvizte nëpër rrugët periferike të qytetit të Senigallia.

Makina u bllokua në një shesh përgjatë rrugës Arcevian, ku shoferit shqiptar iu bashkua një punëtor me të njëjtën kombësi.

Kërkimet e imtësishme të kryera në automjet dhe më pas, në shtëpinë e punëtorit kanë bërë që policia të gjejë 8 kilogramë kokainë (7 pako prej 1.150 kg secila) të fshehura brenda një fundi të dyfishtë të bërë nën sediljet e pasme, nën bagazhin e makinës.

Vendi i fshehjes së drogës u hap në mënyrë elektronike nga një pajisje elektrike e ndërtuar “ad hoc” dhe që aksesohej me telekomandim.

Së bashku me drogën, u gjetën 5,000 euro, plus 1.300 euro të tjera që shoferi i mbante në xhep. Gjithashtu edhe 3 telefona celularë dhe një navigator u gjetën në pjesën e poshtme të dyfishtë.