Policia greke ka arrestuar 3 shqiptarë të moshës 23, 36 dhe 49 vjeç, pasi po transportonin drogë. Shqiptarët janë kapur në Kostur duke transportuar në këmbë një çantë që përmbante 2 pako me 19 kg 530 gram marijuanë.

Gjithashtu nga verifikimi në sistemi rezulton se të 3 shqiptarët rezultojë persona me precedentë dhe të dënuar më përpara.

23-vjeçari është i dënuar me 24 muaj burg dhe 6000 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantet. 36-vjeçari është i dënuar me 18 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje te ligjit mbi emigrantet dhe 49-vjeçari rezulton i dënuar me 24 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantet.

Policia greke sekuestroi 3 celularë dhe 3 karta SIM.